SYRI TV/ Çelet sezoni teatror në qytetin e Fierit, Rrapi: Familjeve u mungon komunikimi

Sezoni teatror në qytetin e Fierit është çelur përmes shfaqjes “Zbulimi”. Vepra është një refleksion për familjet shqiptare për të pasur harmoni në strehën familjare, ndërsa sezoni teatror që do të vijojë deri në fund të tetorit ka për qëllim të gjallërojë jetën kulturore të qytetit.

SYRI TV

Në qytetin e Fierit ka filluar sezoni teatror, i cili do të zgjasë 7 muaj. Në këtë hark kohor do të prezantohen 11 produksione teatrore.

" Zbulimi" është shfaqja e parë që nisi udhën e sezonit teatror. Dramë me nota të forta humori dhe ironie është një reflektion i thellë për shoqërinë e kohëve moderne. Sipas regjisorit dhe aktorit Salsano Rrapi vepra e autorit John McCann i dedikon një rëndësi të veçantë  marrëdheniet familjare, në të cilat lexohet lehtësisht edhe familja shqiptare. Komunikimi, sipas aktorit shërben si rregullator për të pasur harmoni në strehëzën familjare.

Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës Adriana Mile si dhe drejtori i teatrit Bylis Klajdi Marku bënë me dije se sezoni teatror do të vijojë deri në fund të muajit Tetor.Sipas saj  janë përzgjedhur shfaqjet kanë për qëllim gjallërimin e jetës kulturore të qytetit.