Çudia: Ministri i turizmit shkarkohet tre ditë pas emërimit

Ministri algjerian i Turizmit dhe Artizanatit u shkarkua sot, tre ditë pas emërimit të tij, njoftoi presidenca pa dhënë shumë detaje për këtë shkarkim.

“Presidenti, Abdelaziz Bouteflika ka shkarkuar Messaoud Benagoun nga funskionet e tij”, njoftoi ajo në një komunikatë cituar nga agjencia e lajmeve APS, tre ditë pas emërimit të qeverisë së re.

Emërimi i Benagoun, 38 vjeç, ishte kritikuar nga media, sipas të cilës ministri i ri nuk kishte ushtruar kurrë asnjë funksion.

Sot, televizioni privat “Enahar” konfirmoi se Benagoun kishte falsifikuar diplomën dhe ishte dënuar disa herë nga drejtësia. Sipas këtij stacioni, dosja e tij ishte modifikuar që ai të mund të ishte kandidat në zgjedhjet e fundit legjislative.