Koreja e Veriut raketë në ujërat japoneze, Kryeministri: Do përgjijgemi me veprime konkrete

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka bërë të ditur se vendi i tij do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara në ndërmarrjen e veprimeve konkrete kundër Koresë së Veriut pas testit të fundit të raketave balistike.

Të hënën, Koreja e Veriut gjuajti një raketë “Scud” në ujërat japoneze, testi i tretë  për këtë vit ,  në kundërshtim me paralajmërimet e OKB-së dhe kërcënimet e SHBA-së për veprime të mundshme ushtarake.

"Ne kurrë nuk do të tolerojmë provokimet e vazhdueshme të Koresë së Veriut që injorojnë paralajmërimet e përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar", u tha Abe gazetarëve, pothuajse  menjëherë pas testit.

"Siç është rënë dakord gjatë samitit të G7-ës, problemi i Koresë së Veriut është përparësia kryesore e bashkësisë ndërkombëtare. Për të penguar Korenë e Veriut, ne do të ndërmarrim veprime konkrete me Shtetet e Bashkuara", njofti lideri japonez./SYRI.net/