Për herë të parë në historinë e Serie A, Inter-Torino do të gjykohet nga një trupë e plotë me arbitre femra

Për herë të parë në historinë e Serie A, në ndeshjen e së dielës mes Inter dhe Torinos ndeshja do të gjykohet nga një trupë e plotë me arbitre femra. Në të kaluarën ka pasur raste kur arbiter femra kanë qenë në rolin e kryesores apo asistentes, por në këtë rast bëhet për një risi pasi e gjithë treshja do të jetë me femra.

Kujtojmë se Inter tashmë është shpallur matematikisht kampione e Italisë për të 20-tën herë pasi mposhti Milanin në derbi dhe sfida ndaj Torinos, do të ketë më shumë shijen e festës për popullin zikaltër.