Rama paralajmëron se sot do të jetë në Peshkopi

Duket se Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot mitingun elektoral të radhës në Peshkopi.

Si çdo mëngjes, me fotot që publikon në rrjetet sociale, Rama paralajmëron stacionin e tij të radhës dhe sot ka zgjedhur të paraqesë dy foto të bulevardit kryesor të Peshkopisë në 2015-ën dhe sot. 

"Mirëmëngjes, - shkruan kryeministri. - dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të bulevardit të Peshkopisë më 2015 dhe sot. Edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë për Dibrën. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse PartiaSocialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave."