Dhëndri i Trump ka lidhje me rusët? Reagon presidenti: Janë të gjithë ‘Fake News’

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dënuar dhe një herë “mashtrimet” e mediave ndaj Jared Kusher ne rrjetin social Twitter.

Trump u kthye  tu ri parë presidencial, në një kohë kur shtypi amerikan ka bërë zbulime të reja për kontaktet mes dhëndrit të tij, Jared Kushner me Rusinë në muajin dhjetor.

 Jared Kushner akuzohet se ka kërkuar të vendosë një linje të fshehtë komunikimi me ruset. 

“Mendoj se shumë nga rrjedhjet e informacionit janë gënjeshtra të prodhuara nga media “Fake News” (lajme të rreme)”, shkroi Donald Trump në Twitter.

“‘Çdo herë që media përmend burime anonime, është shumë e mundur që këto burime nuk ekzistojnë, por janë shpikur nga gazetarët ‘fake news””, shtoi ai./SYRI.net/