Vokshi: Paratë e sterilizimit po paguajnë që të pengohet hetimi i komisionit

Po mbahet sot mbledhja në komisionin hetimor për PPP-të në Shëndetësi.

Kryetarja Albana Vokshi ka akuzuar anëtarët e mashorancën në komision, se po paguhen nga paratë e përfituara nga sterilizimet që të pengojnë punën në komision.

 “Po bëhet një muaj që presin shkresat për kërkesë për informacion. A keni turp ju apo jo.

Duhet të ndihemi të turpëruar se po paguhen energji, para të taksapaguesve që kemi ardhur këtu për të hetuar.

Paratë e sterilizimit po vijojnë që të paguajnë që ky komision të pengojë hetimin”, tha ajo.