Sulmi i Mançesterit, policia britanike arreston një 19 vjeçar

 19 vjeçar u arrestua sot në lidhje me atentatin në Mancester, që shkaktoi 22 të vdekur të hënën në mbrëmje, pas një kontrolli policor në juglindje të qytetit të Mançesterit, njoftoi policia britanike.

“Djali i arrestuar në lagjen ‘Gordon’, i dyshuar për shkelje të ligjeve kundër terrorizmit, e çon në 15 numrin e personave që mbahen aktualisht në paraburgim, në kuadrin e hetimit lidhur me këtë sulm, shtoi policia e rajonit të Mançesterit në një komunikatë.