Bushati: Erdogani ynë po pataks gazetarë e deputetë përtej Adriatikut

Telefonata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama me drejtuesit e RAI-t në Itali ka tronditur jo vetëm median, por edhe politikën e këtij vendi.

Ndërkohë, gazetari Andi Bushati ka ironizuar me këtë situatë.

Ai thotë se Edi Rama i ka harruar zakonet e botës demokratike qoftë sa për sy e faqe.

“Erdogani ynë i ka harruar, qoftë edhe për t’i përdorur sa për sy e faqe, zakonet e botës demokratike.

Prandaj po pataks gazetarë dhe deputetë përtej Adriatikut,” shkruan ai.