Paul Pogba, viziton Mekën

Futbollisti më i shtrenjtë në botë, Paul Pogba, është në një pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit, Mekë.

Përfaqasuesi i kombëtares franceëe,  ndau një fotografi të tij në Mekë të dielën, duke e titulluar atë "gjëja më e bukur që kam parë në jetën time".

Ai gjithashtu dërgoi një cicërimë(Twitter) që i uronte të gjithëve një "Ramazan të lumtur".

24-vjeçari u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori verën e kaluar, pasi Manchester United pagoi Juventusin një shifër prej 114 milion dollarë.