‘Përgjimet Ruse’, Trump del në mbrojtje të dhëndrit

Donald Trump ka dalë në mbështetje të dhëndrit të tij Jared Kushner, pas raporteve se ndihmësi u përpoq të ngrinte një linjë të fshehtë komunikimi me Moskën.

Në një deklaratë dhënë për  New York Times, Trump vlerësoi "punën e madhe" që po bën Kushner.

Por, ai nuk iu drejtua drejtpërdrejt akuzave të bëra kundër njeriut të martuar me vajzën e tij më të madhe, Ivanka.

Pretendohet se Kushner diskutoi krijimin e një kanali me ambasadorin rus në dhjetor.

Neë York Times dhe Ëashington Post thanë se donte të përdorte pajisje ruse për të shmangur përgjimin e SHBA të diskutimeve me Moskën. Ai është raportuar të ketë bërë këtë përpara se Trump të merrte presidencën.

Pretendimet erdhën pasi u tha se Kushner ishte nën vëzhgim si pjesë e hetimit të FBI-së për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e 2016-ës.

Raportet në SHBA thonë se hetuesit besojnë se ai ka informata relevante, por nuk dyshohet domosdoshmërisht për një krim.