SYRI TV/ Zhupa: Padi në Kushtetuese për ligjin e Akademisë së Shkencave

Partia Demokratike do të dorëzojë padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e ndryshuar nga mazhoranca socialiste për Akademinë e Shkencave.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se ndryshimet e bëra janë anti kushtetuese, si dhe theksoi se  në Raportin e Freedom House Akademia e Shkencave është marrë si  shembull për antiparimet.