Erdogan: Zgjidhja e Gazës është vendimtare për botën islame

 

“Bota islame duhet të bashkohet dhe të gjejë një zgjidhje për krizën e Gazës.”

Kështu u tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gazetarëve gjatë kthimit të tij nga Iraku.

“Gaza është vendi ku bota islame duhet të fokusohet, të angazhohet në arsyetimin për një zgjidhje dhe të formulojë politika realiste dhe efektive”, tha presidenti.

Erdogan shtoi se Turqia do të vazhdojë t’i diskutojë këto çështje si me përfaqësuesit e lëvizjes radikale palestineze Hamas ashtu edhe me krerët e vendeve.

“Ky është prioriteti kryesor i Turqisë dhe do të bëjë gjithçka që mundet për këtë qëllim”, theksoi Erdogan.