Telat e rrymës energjitike në rrugë pa riparuar, humb jetën 45 vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku një person i moshës 45 vjecare ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike.

Mësohet nga informacionet e para se viktima ka rënë aksidentalisht në rrymën elektrike e cila ishte në rrugën ku po kalonte.

Policia dhe prokuroria po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve por paraprakisht dyshohet se kjo rrymë elektrike mund të jetë lënë pa riparuar nga institucionet përkatëse