SYRI TV/ Festohet Dita Botërore e Librit, Skënderi: Ta pasurohemi me përvoja leximore

Libri, mbetet një ndër format më të larta të komunikimit njerëzor, një faktor ndikues në formimin e identitetit duke luajtur një rol të madh në emancipimin e shoqërisë.

Në Ditën Botërore të Librit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë është festuar nga studentë, pedagogë dhe shtëpitë botuese. Zëvendës dekane e fakultetit Elsa Skënderi foli për rëndësinë e kësaj dite.

Ëndërrimtare, studentet e letërsisë Helena Lekaj dhe Gjulja Kola e shohin librin si një përmasë shpirtërore që pulson rreze drite e diturie.

Shtëpitë botuese të pozicionuara në hollin hyrës të fakultetit ofruan për lexuesit tituj të shumtë.

Si çdo vit libri e letërsia arritën të bashkojnë magjishëm shpirtrat njerëzor.