", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/April/23/auto_burri-kap-aligatorin1713885520.jpg", "width": 900, "height": 706 } }

VIDEO/ Florida, burri ndalon aligatorin 2.5 metra vetëm me duar

Vetëm duart e tij të zhveshura dhe një luftim të suksesshëm, një sportisti i arteve marciale ishte në gjendje të ndalonte një aligator 2.5 metra që kishte dalë në rrugët e Jacksonville, Florida të dielën mbrëma.

Në videon e një qytetari që ka qenë i pranishëm në ngjarje, shihet sesi 34-vjeçari Mike Dragic (ose Bluer Collar Brawler) ka arritur të ndalojë kafshën dhe ta zhvendosë në një vend ku nuk do të ishte e rrezikshme për njerëzit.

Siç raporton Daily Mail, Dragiç ishte në një lojë hokej aty pranë kur mori një telefonatë për një aligator që ndodhej në rrugë nga departamenti i sherifit.

Dragiç, i cili është një veteran ushtarak dhe i licencuar për të kapur aligatorët, ishte në gjendje të ndalonte kafshën pa mjetet që kishte për këtë punë, duke përdorur vetëm duart dhe këmbët e tij të zhveshura.