Olti Curri kritikon ashpër produksionin e Big Brother: Janë qesharak

Debat i fortë është krijuar pas imitimit të personave me aftësi të kufizuar nga disa nga banorët e shtëpisë së Big Brother, pak ditë më parë.

Edhe mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Arbana në emër të produksionit i ka kritikuar shumë, duke u dhënë edhe dënimin që vëllai i madh kishte marrë për ta.

Ajo tha se si dënim, gjysmën e buxhetit do ta çonin në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. Por ditën e sotme, gjatë Fun Club, Olti Curri ka reaguar ashpër ndaj banorëve të cilët u bënë pjesë e kësaj shakaje shumë të shëmtuar, por edhe ndaj produksionit.

Ai ka thënë se dënimi që u ka dhënë banorëve ka qenë qesharak. Ai mendon se një dënim më i merituar do të ishte ai i largimit të tre banorëve që nisën këtë shaka, Olsi, Danjeli dhe Donaldi.

Po ashtu, Olti është shprehur se do ishte mirë që Big Brother t’i vendoste në karrike me rrota për t’i bërë të kuptojnë se çdo të thotë të jesh me aftësi të kufizuara.

“E theksoj se dënimi nga Big Brother ishte qesharak. Po të isha unë do t’i kisha përjashtuar menjëherë nga shtëpia të tre çiftet dhe do t’i zëvendësoja me të rinj. Më mirë të rrezikoja audiencën sesa të fyeja këtë komunitet”,- ka thënë opinonisti i Fun Club./Panorama/