Basha sfidon publikisht Ramën: Të ftoj në debat televiziv, qytetarët vendosin me votë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sfiduar publikisht Kryeministrin Edi Rama për një debat televiziv mes tyre gjatë fushatës elektorale.

Duke folur nga Fieri ku PD zhvilloi sot fushatë, iu drejtuar Ramës duke i thënë se në debatin televiziv secili do të bëjë bilancin e tij dhe në fund do të vendosin qytetarët me votë.

“Sot merret me gjithçka përveç se të japë llogari për premtimet që bëri, merret me ekipin tim sepse i frikësohet. Merret me qen e me mace, vetëm refuzon t’u japë llogari shqiptarëve përse nuk hapi 300 mijë vende pune, përse s’ka shëndetësi falas.

Sonte e ftoj nga këtu për një debat televiziv. Edi Rama mund të shëtisë duke treguar barcaleta por nuk i çon dot 4 javë me barcaleta. Eja në debat televiziv, ti bilancin tënd unë bilancin dhe qytetarët të vendosin me votën e tyre. Ftesën e bëra publike, po nuk e pate dëgjuar ta nis dhe me shkrim”, tha Lulzim Basha nga Fieri. /SYRI.net/