FOTO/ Shikoni çfarë pësuan qytetarët nga substanca kimike që u hodh në mitingun e PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar fotografitë e qytetarëve që u prekën nga substanca e dyshimtë që u hodh në mitingun e djeshëm të PD-së në Tiranë. Lulzim Basha dhe 140 qytetarë pësuan skuqje, kruarje të syve e lëkurës.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Kjo ndodhi dje ne Tirane ne mitingun e opozites ne Narko-Republiken e Norieges!

Qytetari dixhital denoncon me foto te demtimeve te pjesmarresve nga "tullumbacet" e narko-policise! sb

"Persh z.Sali Berisha ndigjova lajmin qesharak te tullumbacit sipas te cilit lenda toksike erdhi nga tullumbacet.Me disa foto ju tregoje se ne cfar se cfar demtimsh u shkaktuan tek pjesmarresit helmi nga ajo qe ndodhi mbreme ne mitingun e PD , shpresoj qe te gjenden sa me pare autoret dhe te vihen para drejtesise. 
Sado qe rilindja ne panik te madhe per vehte te mundohet te na ndaloje ne do te vazhdojm perpara drejt nje fitoreje te sigurt !!!