Del FOTO e papublikuar, Enver Hoxha në gjendje të dehur

Një fotografi e papublikuar më parë tashmë është pasqyruar në media, ku duket Enver Hoxha në gjendje të dehur.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-­Drejtori i Arkivave të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi shkruan: “Komandanti legjendar” siç nuk e keni parë më parë.

“Kjo është një foto tjetër që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme. I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, ai është fotografuar në këtë gjendje nga Miladini. Nuk dihet për çfarë arsye ka zgjedhur Miladini ta fotografojë vartësin e vet, por fotoja të jep përshtypjen se je përpara një njeriu të pirë që vetëm për luftë nuk është. Është interesant, por pamja e Enverit është e njëllojtë me pamjet që kemi parë në filmat e kinostudios me subjekt ballistët”, shkruan Dervishi.