LSI shpall programin elektoral, Vasili: 170 mijë vende të reja pune

Lëvizja Socialiste për Integrim nisi prezantimin e planit të saj elektoral. Kreu i saj Petrit Vasili tha se hapja e 170 mijë vendeve të reja të punës do të “frenojë” largimin e të rinjve nga vendi.

“Ky plan rikthen optimizmin, i bën të rinjtë që të gjejnë arsye të mëdha për të gjetur të ardhmen këtu. Një premtim, 170 mijë vende të reja pune, 100 mijë vende të reja pune, të mirë paguara janë menduar vetëm të rinjtë. 

Ky është një stimul ndaj mijëra të rinjve. Këta 100 mijë vende të reja pune japin një përgjigje të menjëhershme duke e përgjysmuar brenda 4 viteve këtë problematikë. Nuk kemi një shifër përgjithësuese por të saktë se si do jetë e shpërndarë, në turizëm, bujqësi, infrastrukturë dhe shërbime të të gjitha formave”, tha kreu i LSI Petrit Vasili.