VIDEO/ Penallti në minutat shtesë ndaj Fenerbahces, shihni ku e dërgon topin Rey Manaj
Rey Manaj shënon sërish për Sivassporin në Superligën turke dhe këtë e bën në ndeshjen ndaj Fenerbahces.
Sulmuesi i kombëtares gjeti rrugën e rrjetës në minutat e fundit të sfidës, duke i dhuruar barazimit skuadrës së tij me ndeshjen që deri në atë moment ishte “mbërthyer” në shifrat 1-2.
Manaj shënoi nga pika e bardhë, një penallti të cilën e fitoi vetë dhe iu akordua edhe pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Manaj, i heq kështu dy pikë të çmuara Fenerbahces në garën e titullit ndaj Galatasarayt, teksa 27-vjeçari konfirmon formën e shkëlqyer të këtij sezoni.
Për Manajn, ky ishte goli i 17-të në këtë sezon duke shtuar këtu edhe një asist.