", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/April/22/auto_lunin11713804117.jpg", "width": 900, "height": 638 } }

VIDEO/ Publikohet audio e VAR-it në Real-Barça se çfarë thanë gjyqtarët në momentin e ‘golit fantazmë’

“El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës ka prodhuar polemika të shumta gjatë dhe pas sfidës për vendimet e kryesorit Soto Grado dhe asistentëve të tij në sallën e VAR-it.

Shumë e diskutueshme ka qenë penalltia që u dha në fillimin e ndeshjes për madrilenët, por padyshim dhe “goli fantazmë“ që nuk u akordua për katalanasit.

Federata Spanjolle e Futbollit, sot ka zbardhur një pjesë të detajeve rreth asaj që u vendos nga trupa gjykuese në ndeshjen e djeshme, teksa publikoi të gjithë audiot e VAR-it për momentet kyçe të superfidës së futbollit spanjoll.

Në një përmbledhje disa minutëshe, kalohen të gjitha vendimet që mori Soto Grado dhe asistentët e tij, ashtu si edhe komentet nga salla e VAR-it, për pamjet që shihnin me përsëritje nga monitorët.

Sa i përket “golit fantazmë”, aty bëhet e qartë se Soto Grado kërkonte siguri absolute për një episod “vendimtar”, por nga salla e VAR-it i erdhi përgjigja që shtyu drejt vendimit për të mos e cilësuar gol.

“Nuk ka evidencë që topi ka hyrë”, i thanë nga VAR kryesorit, duke i konfirmuar se asnjë prej kamerave që kishin në dispozicion nuk e tregonin pamjen qartësisht.