VIDEO/ Zagani: Lidhjet famëkeqe të Ramës në Romë mbahen nga Agaçi

Dritan Zagani, ish-shefi i antidrogës, u shpreh në ‘Task Force’ në Syri Tv ka komentuar reportazhin e transmetuar në RAI3, ku hidhet dritë mbi lidhjet e krimit me politikën.

Zagani tha se në jo pak raste i ka kritikuar këtë grup gazetarësh, pasi nuk thonin të vërtetën.

“Lidhjet famëkeqe të Edi Ramës në Romë mbahen nga Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

E vërteta ime nuk u zbardh nga Italia para 10 vitesh për të vetmin motiv: të mos zbardheshin lidhjet e drogës.

Edi Rama më sulmoi personalisht jo vetëm mua, por edhe njeriun e besuar të Lisit, dhe Italia nuk mbajti asnjë qëndrim në atë kohë”, tha Zagani.