FOTO/ Rita Ora tregon gjoksin sensual përmes këmishës...

Rita Ora ka ndarë me fansat një foto gjatë përgatitjeve për festivalin e Kanës, në të cilën fotografi i shkrepi një foto që asaj i pëlqeu shumë.

Ajo ka publikuar imazhin bardh e zi në të cilin shihet e veshur me një këmishë të bardhë por të cilën e ka lënë hapur tërësisht, duke treguar kështu gjoksin, shkruan lajmi.net. Këngëtarja ka mbushur profilin e saj në Instagram me selfie tërheqëse me të cilat paralajmëroi edhe këngën e re ‘Your Song’. Rita ndau foton me 11.7 milionë ndjekësit e saj, duke shkruar sipër saj “Fytyra që bën kur kupton. Prit çfarë? Nuk e keni dëgjuar Your Song ENDE? Ka DALË tani !!!” .

Rita këto ditë po merret me promovimin e këngës më të re që ka hedhur në treg të premtën, por përveç muzikës po merret edhe me biznes dhe modë.