Pluhuri i dyshimtë/ Basha: Ne nuk ndalemi, sonte do shkoj për fushatë në Fier

Pas pluhurit të dyshimtë që u përhap në ajër gjatë mitingut të PD në Tiranë, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka deklaruar se ky veprim nuk do t’i trembë aspak por do të vazhdojnë fushatën elektorale.

Duke folur nga selia e PD në lidhje me incidentin që preku 76 qytetarë, Basha theksoi se sonte në orën 19:00 do të jetë në Fier për fushatë elektorale.

“Ne nuk do të ndalemi. Unë nuk do të vazhdoj sonte fushatën hapëse në orën 19:00 në qytetin e Fierit”, tha Lulzim Basha.