Ish deputeti Ralf Gjoni, thirret në Prokurorinë e Posaçme

Ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Ralf Gjoni ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (22 prill).

Ende nuk dihet arsyeja pse ish-deputeti është thirrur në SPAK, ndërsa ka mbërritur i vetëm në godinën e organit të hetimit.