Pritje të jashtëzakonshme në Premier League, portieri i Kosovës shpallet lojtari i ndeshjes

Arijanet Muriç edhe pse gaboi javën që shkoi, trajneri i Bërnlejt, Vinsent Kompani, ia ka besuar portën edhe në ndeshjen ndaj Shifill Junajtid.

Portieri i Kosovës ka shkëlqyer në fitoren 4-1 të skuadrës së tij në udhëtim, duke i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

SofaScore e ka zgjedhur Muriçin si më të mirin e ndeshje, duke e vlerësuar me 9.0. Muriç realizoi 10 pritje, prej tyre tetë goditje që erdhën brenda zonës.

Bërnlej lufton për mbijetesë, ku me 23 pikë mban në vendin e 19-të, tre më pak se vendi i 17-të që siguron qëndrimin në Premier Ligë.