Reshje të dendura bore në veri të vendit, ja çfarë ndodh në Theth

Në Theth duket se gjithçka është ‘pushtuar’ nga bora, ndonëse jemi në mes të pranverës.

Mësohet se në rrugë ka pasur prezencë të madhe dëbore, ndërsa një borëpastruse po punon për hapjen e saj.

Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet me goma dimërore. Shumë zona në veri të vendit dhe në juglindje janë përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.