Do të qëndrojë apo do të largohet nga Big Brother? Jetmiri merr vendimin

Teksa javën e shkuar Jetmiri kërkoi të dilte prej shtëpisë së ‘BBV3’, mirëpo teksa foli me Ledionin në dhomën e rrëfimit u shpreh se do të merrte një vendim deri në ‘Prime-n’ e ardhshëm.

Sakaq në ‘Prime-n’ e sotëm, Jetmiri tha se ka vendosur që të mos largohet nga shtëpia, por tha se do vazhdojë të rrijë pa folur me banorët, vetëm në dhomën e rrëfimit.

“Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”, tha ai.