Tërhoqi një qen me zinxhir pas automjetit, nën hetim autori. U gjobit me 6 mijë lekë

Në një rrugë dytësore midis Tiranës dhe Durrësit, patrulla e Policisë Rrugore ka konstatuar një drejtues mjeti që keqtrajtonte në mënyrë të tmerrshme një qen.

Audi me targa AB147BY u ndalua teksa tërhiqte një qen me zinxhir pas automjetit të tij.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin Nr.6 për veprime të mëtejshme, ndërsa qeni u dorëzua në shërbimet e specializuara të Bashkisë për mbrojtjen e kafshëve.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në një rrugë dytësore midis Tiranës dhe Durrësit, patrulla e Policisë Rrugore ka konstatuar një drejtues mjeti që keqtrajtonte në mënyrë të tmerrshme një qen. Audi me targa AB147BY u ndalua teksa tërhiqte një qen me zinxhir pas automjetit të tij.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin Nr.6 për veprime të mëtejshme, ndërsa qeni u dorëzua në shërbimet e specializuara të Bashkisë për mbrojtjen e kafshëve.

Ndaj këtij autori nisi procedimi penal për veprën ‘Keqtrajtimi i kafshës’ dhe u vendos gjoba prej 6000 lekësh sipas Kodit Rrugor për shkeljet e konstatuara.

Videoja që tregon këtë akt të papërgjegjshëm dhe të çnjerëzor tashmë po qarkullon në rrjet, duke shërbyer si dëshmi e qartë e veprimeve të drejtuesit.