Zyrtari i lartë i DASH sot në Beograd, takim me Vuçiçin

Beograd - Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se të shtunën do të ketë një takim të rëndësishme me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, James O`Brien.

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, do të vizitojë Beogradin. Takimi do të mbahet të shtunën më 20 prill, në orën 09:00.

Siç njofton Zyra për bashkëpunim me media e presidentit të Serbisë, pas takimit janë planifikuar deklarata për media.

Presidenti Vuçiç, gjatë paraqitjes sonte në një televizion serb, tha se do të takohet me James O'Brien dhe më pas do të udhëtojë për në Nju Jork. “Kam një bisedë të rëndësishme me O’Brien në Beograd, pasdite do të udhëtoj për në Nju Jork”, tha Vuçiç.