Ilir Meta: Mezi pres të takoj dy kampionët e sportit

Partia e Lirisë do të zhvillojë sot mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, ku pritet të marrin pjesë figura të shquara në vend, madje edhe nga bota e sportit.

Ilir Meta në një status në Facebook shprehet se mezi po pret të takojë dy nga kampionët e sportit.

“Dy Super Kampionë të sporteve të rënda, Rrema dhe Vironi, të cilët janë që nga themelimi i LSI dhe mezi po i pres t'i takoj në mbledhjen e sotme të KDK-së”, shkruan Meta në statusin e tij.