Rrëzohet nga vinçi gjatë punës, plagoset punonjësi i Bashkisë Elbasan

Një punonjës i bashkisë së Elbasanit është plagosur gjatë një aksidenti në punë të premten.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, ku shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.

56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.