VIDEO/ Vrazja e Azem Hajdarit, Meta: Rakipi e Klosi sabotonin hetimet, u kërkova, arrestoni vrasësit…

Ish-shpresidenti dhe ish-kryeministri i kohës Ilir Meta  ka zbardhur për herë të parë ekskluzivisht një prej episodeve për zbardhjen e vrasjes së pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari.

Sipas Metës, ish-kryeprokurori Arben Rakipi, pengonte zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit, duke treguar edhe një prej takimeve ku në pozitën e kryeministrit, i ka kërkuar që të vihen në dispozicion mjetet prokurorëve që të arrestohen vrasësit por edhe vrasësit e vrasësve.