Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Opozita ka thirrur sërish një protestë të madhe gjatë ditës së sotme përpara bashkisë së Tiranës. Kjo ne vijim të thirrjeve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për protesta.

Skandalet e mëdha që çuan në arrestimin e një numri të madh drejtorësh të Veliajt kanë sjellë edhe reagimin e banorëve të kryeqytetit por jo vetëm.

Ndërkohë që çdo ditë opozitë dhe media denoncojnë skandale të tjera të vjedhjeve të pandalura nga drejtorët e bashkisë Tiranë të parave publike.

Ne ora 11 është programuar që qytetarët të protestojnë pranë godinës së bashkisë.