Memorandumi i Mirëkuptimit: SHBA i kthen Kinës 38 artefakte kulturore

SHBA i ktheu Kinës 38 artefakte kulturore kineze dhe ceremonia e dorëzimit u mbajt në Konsullatën e Përgjithshme Kineze në Nju Jork.

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit ia dorëzoi artefaktet një delegacioni nga Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore të Kinës të mërkurën, raporton CNI.

 Në janar 2009, Kina dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synonte parandalimin e importimit të paligjshëm të artefakteve kulturore kineze në Shtetet e Bashkuara.

Vlefshmëria e këtij memorandumi është vazhduar për herë të tretë, duke filluar nga 14 janari i këtij viti.