Dyshoi se dhunoi bashkëshorten, arrestohet 62-vjeçari

Një 62-vjeçar u arrestua nga Policia në Korçë pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.