Tentuan të korruptojnë policinë, 4 të arrestuar

Policia në Tiranë ka arrestuar 4 persona për akuzën e korrupsionit aktiv të punonjësve të Policisë Rrugore, e mbetur në tantativë.

“Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, Gjatë 24 orëve të fundit katër shtetas janë arrestuar përkatësisht shtetasi me iniciale, E.R 19 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie, shtetasi M.S 52 vjeç i cili u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi T.K 35 vjeç i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe shtetasi N.Sh 19 vjeç i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie”, njofton policia.