Nuk i shënoi dot Real Madridit, Erling Haland bën biznes në fushë me flokët

Erling Haland ka shtuar portofolat e tij të biznesit, pasi u bë një investitor i ri në kompaninë e tij të preferuar norvegjeze të lidhëseve të flokëve, të cilën ai e përdor për të mbajtur flokët e tij të pacenuar gjatë ndeshjeve.

Sulmuesi i Mançester Sitit është po aq i njohur për flokët e tij të arta, aq edhe për golat e tij të pabesueshëm dhe tani norvegjezi dëshiron të përfitojë nga pamja e tij tipike e një vikingu.

Kompania norvegjeze e aksesorëve të flokëve “Bon Dep” ka parë të ardhurat e tyre të rriten që kur Haland filloi të përdorte produktet e tyre për të mbledhur flokët e tij.

Tani ata kanë krijuar një partneritet me yllin më të madh sportiv të vendit.