Syri Tv/ Bletas në Pogradec, i prekur nga shpopullimi
Fshati Bletas në Pogradec po i shtohet numrit te zonave të shpopulluara dhe largimit masiv të të rinjve.
Ata pak banorë që kanë mbetur merren me bujqësi, por tregojnë se mungesa e ujit ka ulur prodhimin, madje ka nisur edhe tkurrja e krerëve të bagëtive për shkak se nuk ka fuqi punëtore
Mungesa e dorës së pushtetit lokal është e dukshme sapo shkel në këtë zonë rurale. Rruga për të shkuar drejt këtij fshati është e amortizuar e asfalti duket se i ka lënë vend gropave të cilat dëmtojnë automjetet e transportit apo edhe mjetet e banorëve të zonës.
Banorët thonë se prej disa kohësh ka nisur investimi për ujin e pijshëm.
Të kontaktuat nga Syri Tv Njësia Administrative Çërravë shprehet se investimi sa i përket rrjetit të ujësjellësit përfundon në muajin shtator ku përfiton Bletasi dhe 10 fshatra të Njësisë Administrative Çërravë ku firma kontraktuese ka për detyrë edhe rehabilitimin e rrugës e cila ka pësuar dëmtime.