‘Njerëzit e malit’/ Deputeti Dogjani ironizon Xhaçkën me një çadër plazhi
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka ironizuar ish-ministren e Edi Ramës, Olta Xhaçkën.
Dogjani mbërriti në Kuvend me një çadër plazhi.
Kjo për shkak se Xhaçka shkaktoi shumë zemërim në opinion publik kur tha se e kanë marrë resortin me të shoqin që të mos lejojnë njerëzit nga mali të ngulin çadra para plazhit të tyre.
Edhe pse ka shkelur ligjin si investitore strategjike, mazhoranca e mbrojti Xhaçkën duke penguar heqjen e mandatit të saj si deputete