Tragjedi në familjen tiranase, u vdes fëmija teksa luante
Një fëmijë në kryeqytet ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur ditën e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në Kombinat, në rrugën “Mark Pirta”, ku 13-vjeçari Sh.B. kishte dalë për të luajtur me biçikletë.
Por, një incident i ka marrë jetën vogëlushit.
Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija është rrezuar nga biçikleta teksa pedalonte dhe është përplasur dhunshëm në rrugë. Impakti ka qenë fatal për jetën e fëmijës, pasi ai është rrezuar nga biçikleta me kokë në asfalt, saktësojnë burime nga policia.
I mituri është dërguar në spital, por mjekët nuk kanë arritur që ti shpëtojnë jetën. Pikërisht aty, vogëlushi ka ndërruar jetë.
Materialet hetimore lidhur me rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
/Syri.net/