Kalendar i ngjeshur për klubet e Superiores, 4 skuadra pa pushime

 

 

Katër skuadra nga Superiorja do të kenë një kalendar të ngjeshur në fundin e prillit. Bëhet fjalë për Egnatian, Vllazninë, Tiranën dhe Kukësin.

Këto klube po garojnë dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kështu pas ndeshjeve që do luajnë më 19 dhe 20 prill për javën e 32-të të Superiores, do të kthehen në fushë më 24 prill për Kupën e Shqipërisë.

Jo vetëm kaq, por më pas do të luajnë në fundjavën e ardhshme për javën e 33-të të Superiores. Përveç Kukësit, skuadrat e tjera luajnë si për fitimin e titullit kampion dhe për Kupën e Shqipërisë