Edon Zhegrova i lënduar, humb ndeshjen me Aston Villën

 

Edon Zhegrova nuk do të kontribuojë ndaj Aston Villas në UEFA Conference League, në ndeshjen që Lille zhvillon të enjten.

Diçka të tillë e ka bërë të ditur trajneri Fonseca, në konferencë për media para ndeshjes së nesërme. Numri një i pankiës së Lille u shpreh se sulmuesi shqiptar nuk është gati për shkak të një dëmtimi dhe me gjasë do të rikthehet në fushë pas pak ditësh.