SYRI TV/ Meta ashpërson tonet ndaj Dumanit: O palaço, vegël e Edi Ramës
Kryetari i Partisë së Lirisë ka ashpërsuar retorikën ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke treguar se si ai i ka dërguar fjalë që të largohej nga Shqipëria. Duke e cilësuar palaço e vegël të Edi Ramës, Meta i ka thënë Dumanit të mos fshihet pas amerikanëve, pasi ai nuk është prokuror i tyre por i Ëngjëll Agaçit dhe Charles Mcgonigal.
Nga Syri Tv
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Metëa ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të SPAK- Altin Dumani, duke e akuzuar se ai i ka dërguar fjalë të largohej nga Shqipëria. Një ditë pas deklaratave të forta ndaj Dumanit për lidhjet me McGonigal që solli reagimin nga KLP dhe ambaada amerikane, Meta forcoi retorikën ndaj kreut të SPAK-ut, duke e cilësuar si palaco dhe vegël të Edi Ramës.
Edhe më i ashpër ishte ish-Presidenti Meta kur i kujtoi Dumanit se po fshihet pas SHBA duke u hequr si prokuror i amerikanëve, kur në në fakt sipa tij është prokuror i Ëngjëll Agaçit
Meta kishte dhe një parlajmërim për kreun e SPAK-ut
Deklaratat Meta i bëri gjatë komunikimit me gazetarët nga ku foli edhe për riorganizimin e PL në Koventen e 27 prillit. Sipas Metës nuk do të ketë më kryetar partie por President, ndërsa deklaroi se ka shpallur kandidaturën e tij.
Sipas Metës, PL do të ndërtohet mbi baza të reja demokratike, dhe do ti japë fund nepotizmit në parti