Al-Khelaifi: Këtë vit duhet t’i shkojmë deri në fund Champions

PSG fitoi 1-4 në Spanjë përballë Barcelonës, rezultat që i siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League.

Raund ku do të sfidojë gjermanët e Borussias së Dortmundit, me të cilët ekipi i Luis Enriques u ndesh edhe në fazën e grupeve.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e shijoi në maksimum përmbysjen e djemve të tij dhe kualifikimin mes katër skuadrave më të mira të kontinentit të vjetër.

“Arritje madhështore. E prisnim prej kohësh këtë moment. Jemi një klub i madh dhe duam të mbërrijmë sa më larg të jetë e mundur, këtë vit duhet t’i shkojmë deri në fund Championsit. Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme përballë Barcelonës.

Kam kritikuar shumë skuadër, por gjithashtu kisha shumë besim dhe e dija që ishim gati për një mbrëmje të tillë”, u shpreh kreu i kampionëve të Francës.