Çfarë po ndodh? Koreja e Jugut kryen stërvitje me artileri në kufirin me Korenë e Veriut

Koreja e Jugut kreu stërvitje me goditje artilerike në rajonin Cheorëon në kufirin me Korenë e Veriut, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se me pjesëmarrjen e forcave detare është kryer një stërvitje ushtarake.

Në stërvitjen e kryer me goditje artilerike në rajonin në rajonin Cheorëon në kufi me Korenë e Veriut, u synua forcimi i bashkëpunimit mes forcave tokësore dhe atyre detare.

Më tej u theksua se stërvitja që u mbajt me pjesëmarrjen e rreth 450 ushtarëve, u zhvillua “për të rritur parandalimin ndaj kërcënimit të Koresë së Veriut”.