Kampion bote me Gjermaninë, vdes ish-futbollisti gjerman

Ish-sulmuesi gjerman Bernd Holzenbein ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare

Hölzenbein,  ka qenë pjesë e Kombëtares Gjermane ku fitoi Kupën e Botës më 1974-tën.

Ai ka bërë 525 paraqitje për klubin gjerman, ku ka shënuar 212 gola dhe ka fituar 3 Kupa të Gjermanisë si dhe Kupën e UEFA-së tashmë e njohur si Europa League

Pas penzionimit të tij, Hölzenbein ka qenë zëvëndës president i Eintracht Frankfurtit.