Xhixho uron Kosovën për rrugën drejtë anëtarësimit në KiE: Arritje historike

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka uruar Kosovën për votën pro të marrë në Asamblenë Parlamentare, për kërkesën për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Në një postim në Facebook, Xhixho përshëndet këtë vendim teksa e quan arritje historike për popullin e Kosovës.

Postimi:

KRENARE PËR RRUGËTIMIN E KOSOVËS DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILLIN E EUROPËS!🇪🇺

Arritje historike, shpërblim për sakrificat dhe gjakun e derdhur të një populli të martirizuar për realizimin e ëndrrës europiane.

Kosova europiane, realiteti më i bukur i rajonit tonë, dëshmi e vetëdijes tonë kombëtare që integrimin në familjen europiane e ka pasur gjithnjë prioritetin kryesor!

Urime Kosovë🇽🇰❤️